Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh protestuan sot përpara Kuvendit, pasi nuk janë paguar për punën e për më shumë se pesë muajve.
Protestuesit thanë se askush nuk i ka dhënë informacione se kur do të paguhen 800 punëtorët apo se pse rafineria është mbyllur.
Ata, gjithashtu, i kërkuan qeverisë që të ndërhyjë për të rihapur rafinerinë, pasi nëse ajo nuk hapet, qindra familje ngelen pa të ardhura.
Naftëtarët kanë prej disa muajsh që protestojnë në Ballsh, por nuk kanë marrë asnjë përgjigjë nga institucionet përkatëse.
Rafineria e Ballshit iu dha me konçesion në vitin 2013 kompanisë Kurum International, por dy vjet më pas u mësua se rafineria u çmontua e gjitha dhe u shit për skrap.