Spiropali reagon pas kallëzimit të PD-së ndaj Ramës dhe zyrtarëve të tjerë

Nga Exit News
Spiropali reagon pas kallëzimit të PD-së ndaj Ramës dhe zyrtarëve të tjerë

Ministrja e Shtetit ka reaguar pas kallëzimit të PD-së ndaj  kryeministrit Edi Rama dhe disa ministra, kryebashkiakë, deputetë e zyrtarë për “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Përmes një postimi në Facebook, Spiropali shkruan se PS shkon të votuesit dhe jo e anasjellta. Ajo shton se PS po shton mbështetësit e saj.

Gazi i Partisë Demokratike na paska denoncuar në SPAK se bëjmë fushatë duke takuar njerëz anembanë Shqipërisë, nga Vermoshi në Konispol, nga Devolli në Divjakë.

O Bardh Ziu, nuk të kemi faj ne që i shtojmë simpatizantët tanë sepse nuk presim të vijnë ata tek ne por vemi ne tek ata, ndërsa ju me në krye Lul Gjumin, duke pritur që të vijnë njerëzit tek ju dhe jo të shkoni ju tek njerëzit, ngrini komitete e komisione spastrimesh autodestruktive për të larguar me çdo kusht dhe me çdo çmim nga radhët tuaja ata që gjumashave si ju s’ju binden, derisa të katandiseni me zero simpatizantë dhe elektorat inekzistent.”

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>