Ish-regjistrues i Z.V.R.P.P-së Lushnje, Bledar Koçiu dhe pronari i një pike turitike në Ardenicë, Arben Lushi, 51-vjeç u arrestuan sot nga policia e Lushnjes.
Zoti Koçiu akuzohet se me anë të fallsifikimit të dokumentave, ka kaluar 6 300 metra katrorë pyll, tokë publike, në pronësi të Arben Lushit.
Zoti Lushi, pronar i kësaj sipërfaqe toke me anë të fallsifikimit të dokumentave, ka ndërtuar në të edhe një pikë turistike.
Gjithashtu, Gjykata e Fierit ka shpallur në kërkim edhe një jurist të ZVRPP Lushnje.