Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, demokratja Nancy Pelosi kërkoi, të enjten, shkarkimin e menjëhershëm të Donald Trump-it përmes amendamentit 25.
Amendamenti i 25-të, i propozuar nga Kongresi dhe i ratifikuar nga shtetet pas vrasjes së Presidentit Kennedy, përmban procedurat për zëvendësimin e presidentit ose nënkryetarit në rast vdekjeje, largimi, dorëheqjeje ose paaftësie, sipas Shkollës së Drejtësisë Cornell.
Pelosi tha të enjten para gazetarëve:
“Dje, presidenti i Shteteve të Bashkuara nxiti një kryengritje të armatosur kundër Amerikës.”
Kjo deklaratë e saj vjen vetëm një ditë pasi mbështetësit e Trampit hynë në ndërtesën e Kapitolit në Uashington.
Pelosi tha se Trumpi ka kryer një ‘kryengritje”. Ajo e cilëosi Trumpin si ‘vdekjeprurës për amerikanët dhe për vetë demokracinë e SHBA-së’.
Ndërsa mbështetësit e Trumpit, ajo i cilësoi si ‘terroristë’.