Britani, karantinë e detyruar dhe test PCR për udhëtarët shqiptarë

Nga Exit News
Britani, karantinë e detyruar dhe test PCR për udhëtarët shqiptarë

Qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Britanisë duhet të kenë me vete një test PCR që tregon se nuk janë të infektuar me Covid-19.

Testi duhet të jetë i 72 orëve të fundit. Ky urdhër hyn në fuqi nga e hëna, 11 janar.

Njoftimin e ka bërë Ambasada Britanike në Tiranë, përmes një postimi në Facebook.

Po ashtu, të gjithë udhëtarët shqiptarë janë të detyruar të karantinohen për 10 ditë, pas mbërritjes në Angli, pavarësisht se kanë testin që tregon se nuk janë të infektuar.

Ambasada theksoi se 1ytetarët që nuk zbatojnë rregullat e reja do të ndëshkohen me një gjobe të menjëhershme me vlerë 500 paund.

Prej 4 janarit, Britania e Madhe ka hyrë sërish në izolim kombëtar për shkak të numrit të lartë të të infektuarve dhe shpërhapjes së variantit të ri të Covid-19.

Masat e rrepta do të jenë në fuqi deri në mes të shkurtit për të luftuar variantin e ri të koronavirusit, i cili sipas autoriteteve, është më ngjitës se varianti i parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>