Emigrantët i kërkojnë qeverisë të zgjasë vlefshmërinë e mjeteve të identifikimit

Nga Exit News
Emigrantët i kërkojnë qeverisë të zgjasë vlefshmërinë e mjeteve të identifikimit

Lëvizja ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ i ka kërkuar qeverisë zgjatjen e vlefshmërisë e mjeteve të identifikimit për personat që nuk jetojnë në Shqipëri.

Përmes një kërkese,  të premten, drejtuar Ministres për Punët e Jashtme Xhaçka dhe Ministrit të Brendshëm Çuçi, ata kërkojnë që të zgjatet vlefshmëria me të paktën 6 muaj.

Kërkesën e tyre ata e mbështesin në situatën që ka krijuar pandemia me kufizime të lëvizjeve.

Lëvizja ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ shkruan në kërkesë:

“Kusht për identifikimin në këtë kategori bëhet regjistrimi dhe deklarimi i adresave të tyre nëpërmjet portalit e-albania, sic parashikohet në VKM-në Nr. 915, datë 04.11.2020, gjë që ndihmon edhe në përditësimin e RKGJC për shtetasit me vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Shqipërisë.”

Po ashtu Lëvizja shkruan se nëse kërkesa e tyre nuk do të merret në konsideratë problematika në fjalë do të shkaktojë konfuzion gjatë procesit të votimit.

Sipas tyre, kjo ngre pikëpyetje rreth manipulimit e votës, “në momentin që në dokumentin e mbërritur pranë KQZ-së nga votuesi jashtë vendit, zarfi me votën konsiderohet i vlefshëm, por identifikimi i votuesit konsiderohet i pavlefshëm”.

Së fundmi, ata i kanë bërë thirrje ministrave që të qartësojnë qytetarët në lidhje me procedurën e votimit dhe garantimin e vullnetit të qytetarëve, dokumenti i identifikimit të së cilëve ka skaduar.

o
o

o

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>