OBSH: Problem që shtetet e varfra ende nuk po marrin vaksinat

Nga Exit News
OBSH: Problem që shtetet e varfra ende nuk po marrin vaksinat

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të premten se shtetet e varfra ende nuk kanë marrë vaksinat kundër Covid-19 dhe se ky është ‘një problem i qartë’.

Ghebreyesus u shpreh se shumicën e vaksinave e kanë marrë shtetet e pasura.

Deri më tani, shtetet më të pasura, përfshirë Britaninë, anëtarët e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara, Zvicra dhe Izraeli kanë qenë në radhë të parë për dërgesat e vaksinave nga kompanitë, duke përfshirë Pfizer dhe partnerin BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.

Në një konferencë për shtyp në Gjenevë, ai u kërkoi qeverive të vendeve dhe prodhuesve të ndalonin bërjen e marrëveshjeve dypalëshe.

OBSH-ja tha në fillim të kësaj jave, se struktura e COVAX-it kishte mbledhur 6 miliardë dollarë nga 7 miliardë dollarë që ajo ka kërkuar në 2021.

Rreth 88 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus dhe rreth 1.9 milionë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Infektimet janë raportuar në më shumë se 210 shtete dhe territore. Rastet kanë ardhur në rritje në shumë vende javët e fundit.

Kreu i OBSH  tha se njerëzit duhej të respektojnë kufizimet dhe rregullat e distancës sociale për të frenuar Covid-19:

“Virusi po përhapet me ritme alarmante në disa vende. Problemi është se mosrespektimi po bëhet një zakon. Mosrespektimi i jep virusit mundësi të përhapet.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>