Stuhia në Spanjë vret katër persona

Nga Exit News
Stuhia në Spanjë vret katër persona

Stuhia në Spanjë e quajtur Filomena, shkaktoi të dielën vdekjen e katër personave.

Autoritetet thonë se dy njerëz vdiqën nga temperaturat e ulëta. Ndërsa dy të tjerë po udhëtonin me një makinë në Malaga, dhe si pasojë e motit të keq makina u përplas dhe ata humbën jetën.

Reshjet e mëdha të borës kanë ndërprerë udhëtimet ajrore, tokësore dhe hekurudhore. Rreth 600 rrugë në Spanjë u bllokuan në trafik, duke bllokuar një numër të madh automjetesh.

Më shumë se 1,500 njerëz janë shpëtuar, sipas një deklarate nga policia dhe grupet e shoqërisë civile.

“Ne aktualisht po përballemi me stuhinë më të keqe në 50 vjet,” tha Ministri Spanjoll i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska Gómez në një deklaratë për media.

Më tej ai tha se, përkundër kushteve jashtëzakonisht të këqija të motit, humbja financiare deri më tani është e kufizuar.

Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës për 30 orë, pemë janë shkulur dhe automjetet janë dëmtuar rëndë.

Sipas meteorologëve, reshjet e borës do të vazhdojnë deri në fillim të javës.

Stuhia Filomena ka bërë që shumë pjesë të Spanjës të mbulohen nga dëbora dhe autoritetet kanë vendosur më shumë se gjysmën e vendit në emergjencë.

Kryeqyteti, Madrid, është një nga zonat më të goditura, me deri në 20 centimetër dëborë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>