1823 hektarë tokë është përmbytur në Shkodër nga shirat e ditëve të fundit.
Lajmin e bëri të ditur Bashkia e Shkodrës ku në një njoftim zyrtar bën një përmbledhje të situatës në qytet.
Bashkia bën të ditur se janë përmbytur 526 hektarë tokë e pakultivuar, 1115 hektarë Foragjere të dyta, jonxhe , 95 hektarë grurë, 80 hektarë bimë dekorative, 7 hektarë pemtore.
Rruga për në Obot kalohet vetëm me mjete të larta.
Bashkia e Shkodrës njofton se ka rritje të nivelit të liqenit të Shkodrës, në zonën Livadeve dhe Dobraç.