Papa Françesku bëri në një hap tjetër drejt barazisë më të madhe për gratë në Kishën Katolike Romake, pasi ndryshoi të hënën ligjin për t’i lejuar ato të shërbejnë si lexuese në liturgji, shërbyese në altar dhe shpërndarëse të kungimit.
Me ndryshimin e ligjit, peshkopët konservatorë nuk do të jenë në gjendje të ndalojnë gratë në dioqezën e tyre nga ato pozicione, raporton Reuters.
Në dekretin, të quajtur “Spiritus Domini” (Shpirti i Zotit), Francis tha që ai kishte vepruar pas reflektimit teologjik.
Në një letër shoqëruese, papa tha se donte të sillte “stabilitet, njohje publike” për gratë.