Si do të verifikohen vetëdeklarimet e dekriminalizimit — Exit Shpjegon

Si do të verifikohen vetëdeklarimet e dekriminalizimit — Exit Shpjegon

Në zbatim të Ligjit të Dekriminalizimit, qindra funksionarë të lartë politikë dhe publikë bënë vetëdeklarimin e të dhënave që lidhen me integritetin e figurës së tyre.

Sipas ligjit, deklarimet u bënë nga:

  • Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë;
  • Kryetari, anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministrat dhe çdo post i barazvlefshëm me ta;
  • Gjykatësit dhe prokurorët;
  • Prefektët, kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë;
  • Ambasadorët;
  • Drejtuesit dhe funksionarët politikë të çdo institucioni kushtetues apo të krijuar me ligj të veçantë;
  • Punonjësit e Shërbimit Civil;
  • Funksionarët e forcave të armatosura dhe të policisë së shtetit;
  • Drejtuesit e kompanive ku shumicën e pronësisë e ka qeveria.

Javën e ardhshme do të nisë verifikimi i vetëdeklarimeve të bëra nga funksionarët e mësipërm. Në rast dyshimi për fshehje informacioni apo deklarim të rremë, institucionet verifikuese do të duhet t’i padisin zyrtarët në prokurori për hetime të detajuara.

Verifikimi do të kryehet nga institcione të ndryshme, si më poshtë:

  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të verifikojë deklaratat e deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë;
  • Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të verifikojë deklarimet e gjyqtarëve dhe prokurorët;
  • Presidenca do të verifikojë deklaratat e ambasadorëve; drejtuesve të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH); komandantëve të Shtabit të Përgjithshëm, drejtuesve të Forcave të Armatosura, Forcave Tokësore, Detare e Ajrore dhe zyrtarëve të emëruar prej tyre;
  • Kuvendi do të verëfikojë deklarimet e funksionarëve publikë të emëruar prej tij, përfshi drejtuesit e një sërë institucionesh të pacarura si Kontrolli i Lartë i Shtetit, agjencitë rregulatore, etj;
  • Departamenti i Administratës Publike do të bëjë kontrollin e deklarimeve të punonjësve të administratës publike;
  • Institucionet e tjera si Policia, Shërbimi Informativ Shtetëror, prefektët etj do të bëjnë verifikimin e punonjësve përkatës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>