Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar, të mërkurën, vaksinimin masiv të popullsisë, mes raportimeve se procesi i vaksinimit po ecën avash.
Nënkryeministrja Tatiana Golikova, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë, tha se vaksinimi masiv do të fillojë të hënën.
“Ne duhet të kalojmë në vaksinimin masiv,” tha Putini në një takim kabineti, duke e quajtur vaksinën e Rusisë, Sputnik V ‘më të mirën në botë’.
Putini tha se është informuar nga kryeministri Mishutin se Rusia ka rritur kapacitetet prodhuese të vaksinës, duke lejuar dhe shpejtimin e vaksinimit.
Zyrtarisht Rusia ka njoftuar se 1.5 milion njerëz kanë marrë vaksinën Sputnik V, por mediat kanë cituar imunologë dhe analistë të pavarur duke thënë se shifra e vërtetë mund të jetë deri në 300 mijë persona.
Rusia filloi vaksinimin me Sputnik V në 4 dhjetor, fillimisht me mjekët dhe mësuesit.
Putin, 68 vjeç, nuk e ka marrë ende vaksinën Covid-19 pavarësisht se ekspertët rusë e kanë miratuar Sputnik V edhe për grupmoshën mbi 60 vjeç.