Qeveria e Portugalisë urdhëroi vendosjen e izolimit si masë kundër përhapjes së COVID-19, të mërkurën.
Portugalia ka regjistruar një rritje rekord të rasteve të konfirmuara me COVID-19 që kur lehtësoi kufizimet për festat e Krishtlindjeve.
Kryeministri António Costa tha se pandemia është “në pikën e saj më të rrezikshme”.
Izolimi që fillon të premten do të zgjasë të paktën një muaj, tha ai.
Kreu i qeverisë ndër të tjera tha:
“Dispozitat e reja, të cilat duhet të shpallen në fund të ditës, në mbarim të një këshilli të jashtëzakonshëm të ministrave, do të kenë një horizont prej një muaji dhe një profil shumë të ngjashëm me bllokimin e parë të vendosur në mars dhe prill”.
Shkollat do të qëndrojnë të hapura, së bashku me kompanitë që ofrojnë shërbime thelbësore. Ndihma financiare do të sigurohet për bizneset që duhet të mbyllen, të tilla si restorante, kinema dhe sallone flokësh.
Autoritetet shëndetësore Portugeze të mërkurën raportuan 10,556 raste të reja dhe 156 vdekje. Ekspertët e shëndetit parashikojnë që numri i rasteve të reja ditore do të arrijë kulmin pas një jave.
Portugezët po përgatiten për një mbyllje të re të dyqaneve, kafeneve dhe restoranteve jothelbësore, e cila mund të ndodhë që të enjten.