
Nga e premtja, 15 janar, do të hapen aplikimet për të gjithë fermerët për të përfituar naftën pa akcizë.
Zëvendëkryeministri Erion Braçe i ka bërë thirrje fermerëve që plotësojnë dokumentet dhe të aplikojnë.
Në një postim në Facebook, Braçe udhëzoi veçanërisht fermërët e Divjakës dhe Lushnjës, zonës së tij zgjedhore, që të shkojnë pranë njësive administrative:
“Për bashkinë Divjakë e Lushnje,
Për tu ndihmuar, shkoni pranë njësive administrative, ku një nëpunës u ndihmon të aplikoni online!”
Në 1 dhjetor 2020, qeveria hoqi akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit nga nafta për fermerët me numër identifikimi ekonomik (NIPT).
Në mënyrë të vazhdueshme, Braçe i ka bërë thirrje fermerëve që të regjistrohen dhe të pajisen me NIPT si e vetmja mënyrë për të përfituar nga ky lehtësim.
Dokumentet që duhet për të aplikuar janë:
- NIPT I FERMERIT AKTIV për fermerët individual;
- NIPT/NUIS AKTIV për personat fizik e juridik me aktivitet bujqësor;
- Toke Bujqësore në pronësi ose në përdorim me dokumentat përkatëse;
- Madhësia totale e fermës mbi 0.4 hektar dhe parcelë më të madhe se 0.1 hektar.