
Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, dhe Nard Ndoka, kreu i PDK-së, do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit si pjesë e listave të Partisë Demokratike.
Të enjten, kreu i PD-së Basha arriti marrëveshjen parazgjedhore me Shehin dhe Ndokën.
Mësohet se Shehi do të jetë në vendet e cilësura si ‘të sigurta’ të listës së PD-së për Tiranën, ndërsa Ndoka do të jetë kandidat në Shkodër.
Dy partitë do të kenë dhe kandidatë të tjerë në listat e PD-së, por jo në atë që llogaritet si ‘pjesa e fituesve të sigurtë’.
Marrëveshja me Shehin hde Ndokën vjen një ditë pas marrëveshjes me Agron Dukën e Partisë Agrare Ambientaliste.
Ndërkohë PD po vijon negociatat me Partinë Republikane të Mediut dhe PDIU-në e Shpëtim Idrizit.