Aurela Basha, bashkëshortja e kreut të PD-së, ka uruar ditëlindjen e të atit duke postuar disa nga fëmijëria.
Në profilin e saj në Instagram, Aurela Basha postoi një foto bardh e zi, ku duket ajo e vogël, në krahët e të atit, tek sheshi Skënderbej.
“Edhe 100 tata??#ditelindjaebabit #happybirthday”, shkroi Aurela Basha.
Në një tjetër postim, Aurela shoqëroi foton për të atin me një këngë të vjetër labe, “Balluket e ballit moj”.
Postimit të saj nuk i kanë munguar dhe komentet e urimet e miqve.