Ulet numri i të infektuarve ditorë në Itali

Nga Exit News
Ulet numri i të infektuarve ditorë në Itali

Italia raportoi të premten 477 viktima nga Covid-19, një shifër lehtësisht më të ulët se një ditë më parë.

Po ashtu, numri i të infektuarve të rinj u ul në 16,146 nga 17,246 që ishte një ditë më parë.

Rreth 175,429 teste u kryen gjatë 24 orëve të fundit në Itali.

Në total, Italia ka regjistruar 81,325 vdekje nga Covid-19 që prej shkurtit 2020, duke u renditur e dyta në Evropë dhe e gjashta në botë. Vendi ka raportuar gjithashtu 2.352 milion të infektuar deri më tani.

Më herët të premten, qeveria italiane lëshoi një dekret të ri duke zgjatur kufizimet, si një tentativë për të ulur numrat e të infekuarve.

Kufizimet do të shtohen në tre rajonet me rrezik më të lartë, nga 20 rajonet e Italisë, përfshirë Lombardinë veriore përreth Milanos, zona më e pasur dhe më e populluar e vendit.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha të premten se më shumë se 1 milion njerëz ishin vaksinuar tani në Itali që kur filloi fushata e vaksinimit në 27 dhjetor.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>