Ulet numri i viktimave dhe të infektuarve ditorë në Greqi

Nga Exit News
Ulet numri i viktimave dhe të infektuarve ditorë në Greqi

Greqia regjistroi të shtunën 510 raste të reja pozitive me Covid-19, 100 më pak se një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë, në Greqi është 148,370.

Autoritet kanë njoftuar se 323 pacientë po trajtohen në terapi intensive.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, raportoi 20 viktima në 24 orë nga virusi, duke arritur në 5,441 viktima në total. Një ditë më parë numri i viktimave ishte 34. 

Greqia ka pasur një izolim dy-mujor të paktën deri në 18 Janar dhe njoftoi planet për të rritur numrin e njerëzve që marrin vaksinat COVID-19.

Greqia filloi vaksinimet me vaksinën e kompanive Pfizer e BioNTech, në fund të dhjetorit dhe të parët që morën publikisht dozën e vaksinës ishin kryeministri, kreu i partisë opozitare dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>