Partia Demokratike publikoi të hënën rastin e një çifti pensionistësh, të cilët ishin të kaluar koronavirusin.
Ata i treguan përfaqësueses së PD, Orjola Pampurit se kishin shpenzuar 5 milionë lekë për tu kuruar nga Covid-19.
“Unë quhem Qazim Melaim Noka. Kam vuajtur një sëmundje prej tre muajsh. Krejt vizitat çfarë kanë qenë në fillim dhe mbarim, i kam bërë privatisht. Kemi marrë lekë borxh me gjithë palën. Njëri merr 70, tjetri 80 mijë lekë pension.
Me të thënë të drejtën ka shkuar te pesa e përpjetë.(për shpenzimet e Covid-19) 5 milionë lekë.”
Ata thanë se marrin një pension prej 8 mijë lekësh dhe paratë për tu kurruan i kanë marrë borxh.