Maqedonia e Veriut regjistroi të martën 11 viktima si pasojë e koronavirusit.
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 400 raste të reja ditore me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë kryer 2,327 testime.
Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 89,392.
Maqedonia aktualisht ka 12.683 raste aktive.