Partia Demokratike denoncoi të mërkurën rastin e një pensionisti, i cili jeton në kushte të vështira.
Leonidha Markela i tregoi përfaqësueses së PD-së, Ina Zhupa se merr 160 mijë lekë pension dhe jeton me qira.
“Quhem Leonidha Markela. Unë jam pensionist invalid. Jetoj me qira. Paguaj 100 mijë lekë këtu. Një dhomë të vogël që kam këtu. Pensioni nuk më del për asgjë. Me shumë zor e shtyj.”
Ai deklaroi se jeta në Tiranë është shumë e vështirë për pensionistët dhe se e shtyn muajin me shumë vështirësi.
“Me shumë vështirësi. Me shumë vështirësi. Shteti duhet të ndihmojë, të japë një dorë ne, për shembull, sidomos ne invalidëve që nuk jemi as në gjendje as për një punë që të bëjmë asgjë nuk bëjmë, s’jemi në gjendje. Të paktën të rrisë pensionin, të paktën.”, përfundoi Markela.