Të paktën dy persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën të mërkurën kur një ndërtesë në Madrid që i përkiste Kishës Katolike u shkatërrua nga një shpërthim, raporton Retuers.
Njëri nga të plagosurit ishte në gjendje të rëndë dhe u transferua në spital.
Një zyrtar i Kishës tha se një vullnetar i kishës ishte zhdukur.
Hetimet e para thonë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi, tha Kryebashkiaku Jose Luis Martinez-Almeida.
Tymi doli nga ndërtesa pjesërisht e shembur dhe punëtorët e shpëtimit evakuuan të moshuarit nga një azil aty pranë.
Pesë katet e sipërme ishin shkatërruar plotësisht ndërsa dy katet e poshtme ishin ende kryesisht të paprekura, por të nxira në disa vende nga flakët.
Ndërtesa ishte një kompleks që siguronte trajnime për priftërinjtë dhe gjithashtu u jepte ushqim njerëzve të pastrehë.