
Eugena Tomini u emërua të enjten zëvendesministre e Shëndetësisë.
Deri më sot Tomini ka qenë Drejtoresha e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.
Ajo është pjesë dhe e Komitetit Teknik për menaxhimin e pandemisë.
Me Tominin, Ministria e Shëndetësisë bëhet me katër zëvendësministra. Tre të tjerët janë Mira Rakacolli, Albert Nikolla dhe Bardhylka Kospiri.