Maqedonia e Veriut regjistron 15 viktima dhe 356 raste

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut regjistron 15 viktima dhe 356 raste

Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten 15 viktima si pasojë e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni bëri me dije se janë kryer 1 906 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavoirus 356 persona.

Autoritet shëndetësore në këtë vend njoftuan se në 24 orët e fundit janë shëruar 587 persona.

Deri tani në vend janë prekur nga koronavirusi  89 817 persona dhe prej tyre 75 387 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni kanë nderuar jetë 2 754 të infektuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend është 11 676.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>