Presidenti Ilir Meta deklaroi se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për azilkërkuesit.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se vendi ka lënë pas dhe shtetet të sapo dala nga lufta.
“Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.”
Meta thotë shqiptarët ndihen sot më të pashpresë se një sirian, iraken apo afgan.
“Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin”, përfundoi Meta.