Dy punonjës të Postës dyshohen se kanë vjedhur 10 milionë lekë të pensionistëve dhe invalidëve, në komunat Maqellarë e Sllovë të Dibrës.
Sipas Lapsi.al, Skerdilajd Hoxha, ka vjedhur 8 milionë lekë në degën e Maqellarës dhe është larguar për në Amerikë, ndërsa Pëllumb Çorja ka vjedhur 2 milionë lekë në Sllovë. Ky i fundit ka lidhje familjare me drejtoreshën e Postës Zana Çorja, e cila ende nuk ka bërë denoncimet në Prokurori për dy të dyshuarit.
Po sipas burimeve të medias, pensionistët dhe invalidët që kanë ngelur prej muajsh pa pagesa nuk kanë denoncuar ende në polici, pasi janë vënë nën presion nga drejtuesit e postës.