Presidenti Ilir Meta deklaroi, të shtunën, se edhe në Shqipëri duhet të nisin hetimet për lidhjen e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë e qeverisë Rama me grupin mafioz të ‘Ndrangheta-s.
Pyetur nga gazetarët nëse SPAK duhet të nisë hetimet për këto akuza, Meta u shpreh:
“Problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet që i referohen zhvillimit më të fundit në Itali për gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet edhe nga institucionet tona.”
Për të lexuar më shumë për përgjimet e grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, ku u zbulua lidhja e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama për të fituar leje ndërtimi dhe tendera, klikoni këtu.