
Të burgosurit do të mund të punojnë në fasoneri gjatë kohës që kryejnë dënimin, pas marrëveshjes së nënshkruar të hënën nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe shoqatës “Pro-Eksport Albania”.
Gjatë takimit ministrja u shpreh se u finalizua “një premtim dhe nisi një rrugëtim i ri drejt rritjes së kapacitetit profesional” për të burgosurit.
Të burgosurit do të prodhojnë produkte të cilat më pas do të shiten.
Paratë që do fitohen nga shitja e këtyre produkteve, tha Gjonaj, do t’u shkojnë të burgosurve.
Marrëveshja e arritur të hënën me “Pro – Eksport Albania” do të mundësojë punësimin e të burgosurve në fasoneri.
Fillimisht punësimi në fasoneri do të nisë në burgun e grave.