Presidenti i Maqedonisë tërheq faljen për politikanët – Fitore për qytetarët që kërkojnë drejtësi

Presidenti i Maqedonisë tërheq faljen për politikanët – Fitore për qytetarët që kërkojnë drejtësi

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanoviç tërhoqi, dje, vendimin për faljen e 22 politikanëve ndër to ish–Kryeministri Nicolas Gruevski dhe disa ish-ministra të tij, të cilët po hetoheshin për korrupsion, manipulim zgjedhjesh dhe një sërë akuzash të tjera.

Vendimi i Presidentit Ivanov erdhi pas presionit të vazhdueshëm të përfaqësuesve të BE-së, Ambasadës të SHBA-ve dhe qytetarëve.

Pas njoftimit për faljen e 22 politikanëve reaguan përfaqësues të opozitës dhe të institucioneve ndërkombëtare.

Ato u shprehën se duhet një tërheqje e plotë e vendimit të faljes, në mënyrë që ligji të jetë i barabartë për të gjithë.

Në 12 prill 2016, Presidenti Gjorge Ivanoviç bëri të ditur vendimin e tij për të falur të 56 politikanët e përfshirë në skandalin e përgjimeve, vendim që çoi në pushimin e menjëhershëm të hetimeve mbi ta.

Pas njoftimit të faljes, qindra qytetarë u mblodhën për të protestuar në rrugët e Shkupit.

Për më shumë:

Pse po protestohet në Maqedoni? – Exit Shpjegon

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>