Sanofi marrëveshje me Pfizer për ambalazhimin e vaksinave

Nga Exit News
Sanofi marrëveshje me Pfizer për ambalazhimin e vaksinave

Kompania farmaceutike Sanofi ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer/Biotech për të ambalazhuar vaksinat.

Në një intervistë për televizionin francez Le Figaro, drejtuesi i kompanisë, Paul Hudson deklaroi se vaksinat e Pfizer do të ambalazhohen në korrik.

“Në do jemi në gjendje të sigurojmë 100 milionë doza deri në fund të vitit, të cilat do të jenë vetëm për BE-në.”

Sanofi do të përdorë për këtë process, fabrikën në Frankfurt, e cila është afër me selinë qendrore të Biotech.

Sanofi nuk arriti të zhvillojë një vaksinë kundër Covid-19. Në fillim të muajit, qeveria franceze i bëri thirrje kompanisë të ndihmojë konkurentët për të prodhuar dhe shpërndarë vaksinat sa më shpejt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>