Greqia regjistroi të mërkurën 857 raste të reja me Covid-19.
Në 24 orët e fundit humbën jetën 32 persona.
Nga fillimi i pandemisë në Greqi janë infektuar nga koronavirusi 154,083 persona dhe kanë humbur jetën si pasojë e tij 5,724 qytetarë.
Rreth 142 mijë raste janë shëruar ndërsa 6,191 raste mbeten ende aktive.