Përgjegjësia për pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë është e kryetarit të partisë, tha ambasadorja Kim të enjten në një intervistë për News24.
“Po i flas z. Rama në cilësinë e tij si kreu i PS; po i flas z. Basha si kreu i PD; po i flas edhe znj. Kryemadhi; po i flas kujtdo që drejton një parti politike. Është përgjegjësia juaj dhe po ju flas ju.”, deklaroi Kim.
Ambasadorja e SHBA kërkoi nga liderët politik të “luajnë ndershëm dhe duhet të jenë të ndershëm” gjatë fushatës zgjedhore.
Ajo u shpreh se është “e papranueshme” kur një person që është përjashtuar nga një parti se “nuk ka kaluar vetingun” të pranohet nga një parti tjetër.
Ky, tha Kim, është pozicioni i Ambasadës së SHBA në lidhje me çështjen e figurës së kandidatëve për deputetë.