Franca vendosi kundra vendosjes së karantinës së tretë kombëtare të premten, njoftoi Reuters.
Qeveria Franceze, raporton Reuters, vendosi të shtrëngojë kontrollet në kufi dhe të rrisë veprimin e policisë kundër personave që thyejnë karantinën dhe të nxisë punën nga shtëpia.
Kryeministri Jean Castex tha se kriza shëndetësore mbetët shqetësuese në Francë, me mbi 75 mijë të vdekur që prej fillimit të pandemisë.
Ai njoftoi se duke nisur nga dita e shtunë Franca do të ndalojë hyrjen e personave nga vendet jashtë BE-së, me përjashtim të rasteve emergjente.
Të gjithë udhëtarët nga vendet e BE-së duhet të paraqesin një test negativ të Covid19. Nga ky rregull përjashtohen vetëm punonjësit kufitar dhe shoferët e kamionave.