Një histori biblike tregon sesi mbreti Ahab dëshironte ti blinte një prej qytetarëve të tij vreshtin, i cili nuk pranonte t’ia shiste.
Me anë të akuzave të rreme, Ahab e dënon pronarin me vdekje dhe e merr vreshtin vete. Për këtë veprim ai u dënua me shuarjen e të gjithë linjës së tij mbretërore.
Për një pjesë të madhe të diktaturës në Shqipëri nuk njihej asnjë e drejtë mbi pronën. Me ndryshimet e viteve 90, e drejta e pronës u rikthye e ndjekur me një numër privatizimesh.
Një miku im thotë vazhdimisht se edhe sot, ne nuk jemi pronarë, por jemi vetëm përdorues derisa shteti të vendosi dhe të na e marri mbrapshtë pronën.
Duke u bazuar ne harmonin e normave kushtetuese, i shpjegoja mikut tim se të drejtat nuk janë abosulte dhe se Kushtetuta në nenin 41 parashikon se kufizimet e pronës mund të ndodhin vetëm në rastet e interest publik, por pa mundur ta bind atë.
Para disa ditësh Kryeministri në një vizitë në rrethin e Fierit, drejtoj gishtin drejt një parcele toke dhe shpalli se ai do ishte vendi i ndërtimit të spitalit të ri.
Kjo erdhi si habi për shumëkënd, por mbi të gjithë ishte një habi për pronarët e tokës, të cilët gishti i Kryeministrit u kishte hequr një të drejtë Kushtetuese.
Duke mos përmbushur asnjë kusht formal të ligjit, si publikimin e vendimit të shpronësimit Këshillit të Ministrave me emrat e pronarëve dhe shumat e kompensimit, forcat e policisë penguan pronarët ti afroheshin pronës së tyre duke e bërë shpronësimin një fakt të kryer.
Pengimi i pronarëve për të shkuar tek prona e tyra, të cilët nuk mund ta vidhnin mbrapsht tokën e tyre edhe po të donin, lidhej me fillimin e menjëhershëm të ndërtimit të spitalit, i cili ende nuk ishte i pajisur me leje ndërtimi, por e mori lejen një javë mbas punimeve.
Për të filluar ndërtimin është e nevojshme paraprakisht leje mjedisi, leje nga këshilli i arkeologjisë, leje nga autoriteti i rrugëve prej afërsisë me autostradën, ndryshimin të kategorisë së tokës nga arë në truall, dhe në fund leja të miratohej nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ndërkohë që në momentin e fillimit të punimeve nuk dihej ende nëse kishte një projekt përfundimtar të objektit.
Të gjitha institucionet përgjegjëse për lejet e përmendura më sipër janë në varsi direkte të Këshillit të Ministrave, duke e bërë marrjen e lejeve një çështje proceduriale.
Në vend të ndjekjes së procedurave, autoritetet u sollën me lejet si të ishin një bezdisje e panevojshme, ndërkohë që kujtdo tjetër ti mungonte edhe një prej tyre do përfundonte në hetim për ndërtim të paligjshëm.
Nxitimi për fillimin e ndërtimit, i cili pritet të përdoret për efekte elektorale, mund të sjelli probleme afatgjata për ndërtesën në të ardhmen, në vend të ndërtimit të një projekti i cili do i sigurontë jetëgjatësi spitalit të ardhshëm.
Me anë të një Akti Normativ, Këshilli i Ministrave krijoj rregulla speciale për shpronësimin e tokave ku planifikohet të ndërtohet spitali, duke goditur të gjitha mbrojtjet proceduriale që kanë individët për të drejtat e tyre.
Gjasat janë që prona do u shpronësohej pronarëve edhe nëse procedurat e përcaktuara nga ligji do të ndiqeshin, por kjo sjellje vendos një pikëpyetje të madhe mbi balancimin interesit publik me zgjedhjet personale të një individi.
Ky rast të bën të mendosh se miku im kishte të drejtë, dhe se e drejta jonë e pronësis është vetëm një Akt Normativ larg, përpara se dikush ti drejtoj gishtin dhe te vendosi se çfarë është për interes publik.