Gjermania po porosit vaksinat për vitin 2022, për ta mbajtur popullsinë imune ndaj varianteve të COVID-19, tha të shtunën Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.
Vendimi i Gjermanisë vjen mes zhgënjimit në rritje në Evropë, me ritmin e ngadaltë të vaksinimit, raporton Retuers.
Spahn tha se 2.3 milion nga 83 milion njerëz në Gjermani kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës.
Qeveritë evropiane janë përballur me kritika rreth furnizimeve të prodhimit, pasi kompanitë e vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Moderna kanë njoftuar vonesa të dërgesave.
Gjermania është dëmtuar nga një bllokim i dytë i futur në nëntor.
Shumë po e shikojnë me “zili” ritmin më të shpejtë të vaksinimit në Britani, Izrael dhe Shtetet e Bashkuara, përcjell Retuers.
“Tani ne aktualisht po porosisim vaksina të mëtejshme për vitin 2022, që të kemi të paktën disa në dorë,” tha Spahn.
“Askush nuk e di nëse do të na duhet një përforcues … Me kapacitetet prodhuese që tani janë zgjeruar, ne do të porosisim vaksinat si masë paraprake. Nëse nuk na duhen, mirë, por nëse i duam atëherë ata do të jenë në dispozicion”, shtoi ai.
Autoritetet raportuan 13,321 raste të reja në Gjermani të shtunën dhe 794 viktima.