Hungari, protesta kundër masave kufizuese anti-Covid

Nga Exit News
Hungari, protesta kundër masave kufizuese anti-Covid

Qindra protestues në Hungari kundërshtuan, të dielën, masat shtrënguese të vendosura për parandalimin e pandemisë së Covid-19.

Protestuesit kishin maska, por sfiduan rregullat që ndalojnë  grumbullimin në hapësira publike.

Të paktën 100 restorante planifikuan të rihapen edhe pse qeveria i kërcënoi ata me gjobë të rëndë, raporton Retuers.

Restorantet  mund të gjobiten me 16,990 dollarë dhe të detyrohen të mbyllen për 6 muaj, nëse shkelin masat.

“Ne jemi shkatërruar mjaftueshëm në biznes prej masave”, thanë organizatorët e tubimit në Facebook.

Masat aktuale bllokuese në Hungari përfshijnë ndalimin e qarkullimit natën,  mbylljen e shkollave, të restoranteve, kafenetve dhe dyqaneve jo thelbësore.

Qeveria hungareze tha se mund të fillojë lehtësimin e masave vetëm nëse numri i rasteve të koronavirusit bie ndjeshëm.

Hungaria u bë e para në BE këtë javë që lidhi një marrëveshje me vaksinën e Rusisë Sputnik V dhe vaksinën kineze Sinopharm.

Hungaria, ka një popullsi prej rreth 10 milion, dhe ka raportuar gjithsej 367,586 raste deri të dielën dhe 12,524 viktima. Numri i të infektuarve të rinj po ulet, por mbi 3.500 njerëz janë ende në spitale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>