Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë apel Bashkimit Europian të ndihmojë vende fqinje më të për të marrë vaksinat anti Covid.
Para takimit me presidentin serb Vuçiç, të hënën, Macron pranoi se Franca dhe Europa “mund të kishin qenë më pranë” vendeve si Serbia.
Macron i bëri thirrje BE të jetë “më e efektshme” dhe “të vazhdojë të përshpejtojë gjërat” në muajt e ardhshëm për të siguruar vaksina për qytetarët e saj, por gjithashtu për të ndihmuar më mirë fqinjët e saj.
Reagimi i Macronit erdhi pas deklaratave të Vuçiçit se kishte pritur më shumë mbështetja nga BE-ja në përballimin e pandemisë së Covid-19.
Serbia ka nisur procesin e vaksinimit me vaksinën kineze prodhuar nga Sinopharm, pak doza nga Pfizeri dhe vaksinën ruse Sputnik V.