Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i sqaroi programin e shëndetësisë përfaqësuesve të Urdhrit të Farmacistit dhe me pacientë gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë, të mërkurën.
Basha gjatë bisedës u angazhua se nuk do të lejohen barna jashtë cilësisë dhe standarteve evropiane. Ai sqaroi se në qeverinë e PD-së rimbursimi i pacientëve do të bëhet sipas diagnozës.
Një pikë tjetër e programit të PD-së është që qytetari do të mund të zgjedh se ku do të kurohet, në spital privat ose shtetëror. PD ka nisur prej dy javësh prezantimin e programit elektoral.