Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako deklaroi se qytetet e Shkodrës dhe Lezhës ka zona ende të përmbytura.
Në një intervistë për Euronews, Çako pohoi se niveli i ujit po bien në zonat e përmbytuar dhe po fillon rehabilitimi i tyre.
“Tashmë fillon faza e rehabilitimit dhe përmirësimit të të gjithë sipërfaqeve të mbuluara me ujë. Ka filluar rënia e nivelit të ujërave, edhe në ambiente ku ka banesa, kryesisht në zonën e NënShkodrës”
Në lidhje me kompensimin e fermërëve dhe banorëve, Çako deklaroi se ai do të bëhet sipas ligjit.
“Ju siguroj që vlerësimi është maskimal, do të merren në konsideratë të gjitha kapacitetet dhe hapësirat që parashikon ligji dhe të gjitha hapësirat që ka adresuar qeveria shqiptare në buxhetet e njësive të pushtet vendor, por edhe kapacitete të tjera”
Përsa i përket akuzave për mungesë të ushqimit për bagëtitë, ai tha se nuk ka patur në të gjithë zonën mungesë të ushqimve por vetëm në atë të Shkodrës.