Presidenti i Francës François Hollande i dorëzoi, sot, shkrimtarit Ismail Kadare Urdhërin Komandant i Legjionit të Nderit.
Në janar të vitit 2016, Kadare u vlerësua me këtë çmim, cili ju dorëzua sot nga Presidenti Hollande.
Gjatë ceremonisë Presidenti Hollande e cilësoi shkrimtarin Kadare si “autor i jashtëzakonshëm i historisë së Ballkanit”, ndër të tjra ai shtoi se :
“Ju jeni një avokatë i kulturës Europiane dhe unë i thashë Kryeministrit tuaj: fatmirësisht që ka europianë të cilët nuk i përkasin europës por e duan Europën.”
Në këtë ceremoni ishte i ftuar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se:
“Ju jeni zemra europiane dhe shpirti universal i Francez dhe Shqipërisë.”
Me Urdhërin Kalorësi Kombëtar “Legjioni i Nderit” janë vlerësuar shkrimtari Fatos Kongoli dhe përkthyesi Jusuf Vrioni.
Urdhëri kombëtar i Legjionit të Nderit është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ai ndahet në pesë nivele të ndryshme në rend rritës si Kalorës, Oficer, Komandant, Oficer i Lartë, dhe Kryqi i Lartë. Tre të parat janë grada ndërsa dy të fundit janë tituj. Ismail Kadre është vlerësuar me gradën e tretë, ndërsa Fatos Kongoli dhe Jusuf Vrioni janë vlerësuar me graden e dytë.