Kinë, arrestohen 80 persona për shitje të vaksinave të rreme

Nga Exit News
Kinë, arrestohen 80 persona për shitje të vaksinave të rreme

Policia kineze arrestoi 80 persona, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, i cili prodhonte dhe shiste vaksina të rreme kundër koronavirusit.

Vaksinat janë shitur në Kinë dhe në shtete të tjera. Policia kineze nisi hetimin pas dyshimeve se në vend po prodhohen vaksina me përbërje kripore.

Grupi ka ushtruar aktivitet që prej shtatorit të kaluar.

Kina tashmë ka raportuar për këtë situatë te vendet tjera relevante. Qeveria kineze vlerëson lart sigurinë e vaksinës dhe do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të ndjekur penalisht secilin falsifikim, shitje të rreme dhe biznese joligjore” është shprehur për mediat zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.

Kina ka miratuar forcuar rregullat për prodhimin dhe shitjen e vaksinave, duke rritur dhe dënimet për ata që i shkelin

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>