Përfaqësuesi i PD-së, Ndriçim Mehmeti deklaroi se programi i PD-së do të rrisë me 60 përqind pagat e mësuesve.
Ai deklaroi se mësuesit e sistemit parauniveristar do të marrin mininmalisht 700 euro në muaj. Memhmeti tha se nga ky program do të përfitojnë 35 mijë mësues dhe 3 mijë edukatorë.
“Arsimi do të përfitojë në mënyrë profesionale, pra aftësitë do të jenë ato që do të vendosin vendin e punës për çdo mësues.”, përfundoi ai.
Kreu i PD-së prezantoi të mërkurën programin elektoral për arsimin për zgjedhjet e 25 prillit. Pikat kryesore të programit mund t’i shihni këtu.