Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për identifikimin e shkeljeve të magjistrantëve në sistem.
Gjatë takimit të tyre, Metani dhe Çela theksuan rëndësinë e llogaridhënies, kontrollit ndaj magjistrantëve në mënyrë që të garantohet një sistem drejtësie në standartet ndërkombëtare.
“Metani dhe Çela u shprehën se procedimi disiplinor duhet t’i shërbejë llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë, në një ekuilibër midis parimeve të interesit publik për administrimin e drejtësisë, respektimit të të drejtave të individëve, parimit të ligjshmërisë, gjykimit të drejtë dhe të paanshëm, si dhe atij të ndarjes së pushteteve.”shkruhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Ata bënë thirrje për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.