Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se “do ta bëjmë vendin tonë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë”, raportoi Anadolu Agency (AA).
Erdogan e bëri deklaratën në ceremoninë e hapjes së urës Tohma e ndërtuar mbi liqenin e digës Karakaya mes qyteteve Malatya dhe Sivas.
Duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në përfitimin e kësaj vepre për vendin, Erdoğan theksoi se kjo rrugë dhe urë që ndodhet në një prej destinacioneve më të rëndësishme të Anadollit dhe Lindjes së Mesme do të sigurojë kontribut për zhvillimin e tregtisë dhe turizmit në rajon.
” Për ta bërë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë u jemi drejtuar projekteve dhe investimeve më të mëdha”, shtoi Erdogan.
Ai tha se po vazhdohen pa ndërprerjen e shpejtësisë, investimet në të gjitha fushat dhe se merr pjesë në ceremonitë e investimeve të cilat vendosen në funksion dhe shërbim pothuajse çdo javë.