Kosova nis terapinë me plazëm

Nga Exit News
Kosova nis terapinë me plazëm

Kosova nisi të shtunën trajtimin me plazëm tek të sëmurët, njoftoi ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai deklaroi se deri më tani tre pacientë kanë marrë këtë trajtim, duke pohuar se nuk kanë patur efekte anësore.

Me 4 shkurt, Kosova nisi mbledhjen e gjakut nga pacientët që e kanë kaluar virusinm për të nisur terapinë me plazëm tek të sëmurët.

Autoritetet shëndetësore nisën terapinë me plazëm në Kosovë si një terapi mbështetëse.

“Transfuzioni i gjakut ka filluar grumbullimin e dozave të para. Me udhëzuesin tonë, këtë trajtim me plazmë konvalescente do ta aplikojmë te format e rënda të sëmundjes ose të format që kanë tendencë të përkeqësimit të shpejtë”, u shpreh epidemiologu Sali Ahmeti.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>