Izraeli ka nisur lehtësimin e masave kundër përhapjes së Covid-19, rreth 6 javë pas karantinë s së tretë kombëtare, raporton të hënën, agjensia e lajmeve AP.
Disa biznese kanë filluar të happen të dielën dhe qytetarët mund të ëvizin më shuëm se sa një kilometër nga banesat e tyre. Shkollat do të vazhdojnë të qendrojën të mbyllura dhe fluturimet ndërkombëtare do të vazhdojnë të jenë me kufizime të forta.
Izraeli vendosi karantinën e tretë kombëtare në dhjetor me rritjen e numrit të të infektuarve.
Deri më tani Izraeli ka 686 mijë raste me Covid-19 dhe 5, 074 vdekje, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Vendi ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë. Më shumë se 3,4 milionë izraelit kanë marrë dozën e parë të vaksinën Pfizer, dhe të paktën 2 milionë të tjerë kanë marrë dozën e dytë.