Policia sekuestroi të hënën pamjet e kamerave në zonën ku ndodhi vrasja e 40 vjeçarit, në Vlorë, të shtunën. Autoriteti njoftoi se nuk mund të identifikojë autorët pasi pamjet janë të dobëta.
Gentian Qarri u vra në lagjen ”29 Nëntori”, në Vlorë pranë banesës së tij. Autorët qëlluan nga një makinë dhe më pas u larguan në drejtim të paditur.
Pas vrasjes, një makinë tip “Toyota” u gjet e djegur në Pyllin e Sodës dhe në bagazhin e saj është gjetur një kallashnikov. Policia dyshon se kjo është arma e vrasjes. Pista kryesore e hetimeve janë pazaret e drogës.