Bashkia e Shkodrës njoftoi të hënën se zona e Obotit mbetet e izoluar nga uji. Sipas njoftimit në faqen zyrtar të Bashkisë, të hënën, rruga nuk kalohet dot nga mjetet e larta dhe uji në oborret e banesave arrin deri në 100 cm.
Bashkia Shkodër ka kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për njësinë Ana e Malit dhe Dajç. Institucioni kërkoi pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan dhe mbështetje me “bazë ushqimore për gjënë e gjallë për një sasi 500 ton”.
Ndërsa, UKT njoftoi se furnizimi me uji të pijshëm në Obot vazhdon normalisht.