Gjyqi i dytë i fajësimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump nisi të martën në Senatin Amerikan.
Gjyqi nisi me një lutje hapëse përpara një debati nëse Kushtetuta e SHBA lejon një ish-president të gjykohet nga Senati.
Republikanët argumentojnë se gjyqi nuk është kushtetues sepse Trump nuk është më në detyrë.
Demokratët dhe shumë studiues të Kushtetutës kanë thënë se nuk ka asnjë përjashtim të përcaktuar në kushtetutë, për të mbrojtur një president mandati i të cilit ka përfunduar, nëse ai president ka kryer shkelje.
“Çështja jonë bazohet në fakte të forta”, tha demokrati Maryland Jamie Raskin, i cili po udhëheq ndjekjen penale për demokratët.
Trump përballet me një akuzë të vetme, që është nxitja e dhunës në protestat e 6 dhjetorit në Kapitol.
Shumica e senatorëve republikanë kanë treguar tashmë se ata nuk do të votojnë për të dënuar Trump, që do të thotë se ai ka të ngjarë të lirohet. Duhet një shumicë prej dy të tretave që Trump të dënohet.
Të paktën 17 senatorë republikanë do të duhet ta shpallin Trumpin fajtor.
Pak kohë më parë pati një kërkesë për të ndalur gjyqin pasi Trump nuk është më president, por senati votoi kundër.
Gjyqi pritet të jetë më i shkurtër se i pari, i cili zgjati tre javë.
Ka pasur raporte në mediat amerikane se gjyqi mund të përfundojë që javën e ardhshme, pasi ligjvënësit nga të dy palët kërkojnë ta mbyllin këtë debat.
Trump është i pari ish president që përballet me një gjyq të tillë. Nëse ai shpallet fajtor ai nuk ka të drejtë të marrë poste publike.