Deputeti Tom Doshi ka dorëzuar të mërkurën kërkesën për rregjistrim e partisë së tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e 25 prillit.
Kërkesa e tij erdhi pasi ambasadorja amerikane, Yuri Kim i bëri thirrje KQZ-së të përjashtojë nga listat për deputet, Doshin.
Ambasadorja Kim ripublikoi vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes në SHBA të deputetit të Partisë Social Demokrate, Tom Doshi.
Vendimi u morr në vitin 2018. SHBA-të i ndaluan hyrjen në vend Tom Doshit dhe familjes së tij për “përfshirje në raste madhore korrupsioni.”